U jepet lamtumira e fundit nxënësve që u vranë në Gllogjan

28 nëntor 2021 | 14:37

Janë varrosur në Gllogjan të Deçanit dy nxënësit e shkollës së mesme të cilët u vranë të premten në autobusin që po i dërgonte në shtëpi.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë mijëra qytetarë.

I pranishëm ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Më herët sot është varrosur shoferi i autobusit.

Të premten, një person me automatik kishte sulmuar një autobus me nxënës në Gllogjan. Të vdekur mbetën shoferi i autobusit e dy nxënës të moshës 17-vjeçare. Numër i madh i qytetarëve kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gërmuesit e kriptomonedhave po përdorin llogari të hakuara të Google…