U kap me kokainë në Durrës, prangoset një 22-vjeçar

19 prill 2026 | 14:15

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Coast”.

Sipas policies shqiptare, gjatë kontrollit fizik, në çantën e dorës iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u gjet një tjetër sasi e dyshuar e së njëjtës lëndë. Në total, u sekuestrua një sasi rreth 188.5 gramë lëndë e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.

“Gjithashtu, në kuadër të operacionit, u procedua penalisht një 21-vjeçar për veprën penale ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’, pasi ndodhej me shtetasin G. R. në lagjen nr. 17.”, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e Policisë, iu gjet një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, po përgatit një verë…