U kap me telefon, David Beckhamit i hiqet e drejta për ta drejtuar makinën

10 maj 2019 | 14:19

David Beckham nuk i lejohet t’i japë makinës për gjashtë muaj, pasi është kapur duke përdorur celularin pas timonit.

Një gjykatë në Londër ia ka hequr ish-yllit të futbollit 6 pikë nga patenta për shkak të aktit të tij në kryeqytetin britanik.

Me 6 pikë të tjera të hequra për shkak të ecjes me shpejtësi tej normave të lejuara, Beckhami tani përballet me ndalimin për të drejtuar makinën.

Ai po ngiste Bentley-n e tij në West End të Londrës më 21 nëntor, kur një person në rrugë e pati fotografuar duke përdorur telefonin e tij gjatë kohës që ishte në timon.

“Në vend që të shikonte përpara dhe ta kishte vëmendjen tek rruga, ai po shikonte në prehrin e tij”, ka thënë prokurori Matthew Spratt.

“Dëshmitari tha se i pandehuri kishte një telefon në gju në momentin që e fotografoi”, ka thënë prokurori.

Avokati i Beckhamit, Gerrard Tyrrell, ka thënë se klienti i tij nuk e mbante mend incidentin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-mesfushori i Barcelonës dhe i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka…