U kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë keqkuptuar amnistinë

28 prill 2020 | 08:28

Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu ka thënë se deklarata e tij për “amnistinë e krimeve” është nxjerrë qëllimisht jashtë kontekstit për t’u linçuar figura e tij.

“Në debat e sipër u krijua një kakofoni dhe unë nuk kisha mundësi të sqaroj se çka nënkuptoja me atë amnisti”, tha ai.

Analisti thotë se as ligjet ndërkombëtare nuk e lejojnë amnistinë e krimeve të luftës.

Haxhiu thotë se ai i ka 11 anëtarë të familjes të humbur në luftë. “Secilin fushë të krimeve serbe unë i kam dokumentuar me emrin tim dhe me fotografitë e Alban Bujarit”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari thotë është kundër Gjykatës Speciale pasi, sipas tij, çdo dënim ndaj krerëve të UÇK-së do të konsiderohet dënim i UÇK-së e jo individëve.

Haxhiu ka thënë se u kërkon falje të gjithë atyre që u ka shkaktuar shqetësime me atë deklaratë.

“U kërkoj falje të gjithë atyre që e kanë keqkuptuar amnistinë, përfshirë edhe familjarëve të mi që e kanë humbur jetën, që e kanë kuptuar amnistinë si amnisti për krimet e luftës”, ka thënë Baton Haxhiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-këshilltari i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt, Halil Matoshi, në…