U kthye nga Gjermania dhe vdiq për Kosovë, historia rrëqethëse e ushtarit që la pas vetes 10 fëmijë
05 shkurt 2026
| 19:33
Sadullah Dibrani, një nga luftëtarët e UÇK-së i cili u kthye nga Gjermania për t’iu bashkuar luftës për liri, kujtohet si një komandant i dalë nga populli, i njohur për vendosmërinë dhe guximin në vijën e parë të frontit.
Dibrani u kthye në Kosovë bashkë me nipin e tij, duke lënë pas jetën dhe familjen në mërgim. Ai kishte 10 fëmijë, por vendosi t’i përgjigjej thirrjes së luftës, duke marrë përsipër përgjegjësinë përkrah bashkëluftëtarëve dhe popullatës civile.
Sadullah Dibrani ra dëshmor më 22 shtator 1998, bashkë me nipin e tij, duke lënë pas një emër që, sipas bashkëluftëtarëve dhe atyre që e kanë njohur, do të mbetet i paharruar.



