U la jashtë fletës së votimit/ Gjykata e Lartë në SHBA pranon apelimin Donald Trump

06 janar 2024 | 00:00

Gjykata e Lartë e SHBA tha se do të dëgjojë një “çështje historike” për të përcaktuar faktin nëse Donald Trump do mund të kandidojë sërish për president të Amerikës.

Gjyqtarët ranë dakord të pranojnë apelimin e Trump kundër një vendimi të Kolorados, sipas të cilit Trump është është hequr nga votimi i vitit 2024 në atë shtet. Sipas mediave amerikane, çështja do të shqyrtohet më 8 shkurt dhe vendimi do të zbatohet në mbarë vendin.

Paditë në një numër shtetesh po kërkojnë të skualifikojnë Trump, duke argumentuar se ai u përfshi në kryengritje gjatë trazirave të Kapitolit të SHBA, tre vjet më parë.

Sfidat ligjore varen nga fakti nëse një amendament kushtetues i kohës së Luftës Civile e bën Donald Trump të papërshtatshëm për të kandiduar si kandidat.

Amendamenti i 14-të i Kushtetutës së SHBA ndalon këdo që është “angazhuar në kryengritje ose rebelim” të mbajë poste federale, por avokatët e ish-presidentit argumentojnë se ai nuk vlen për presidentin.

Trump, kandidati kryesor aktual republikan, ka apeluar gjithashtu kundër një vendimi të zyrtarëve zgjedhorë në Maine për ta hequr atë nga votimi.

Gjykatat në Minesota dhe Michigan kanë hedhur poshtë përpjekjet për ta skualifikuar atë. Raste të tjera, përfshirë në Oregon, janë në pritje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dalë nga Kosova në Serbi, përmes pikës kufitare…