U mbajt ceremonia “Pusho shqip”, bëri bashkë sërish Kosovën dhe Shqipërinë

06 tetor 2020 | 00:03

Është mbajtur në Prishtinë ceremonia e organizuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi dhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Kjo ceremoni u mbajt në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e ndërsjellë ndërmjet dy vendeve në fushën e turizmit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka vlerësuar lartë kontributin e qytetarëve të Kosovës në zhvillimin  e turizmit në Shqipëri.

Klosi ka thënë se e kanë një shtëpi të përbashkët për të gjithë kosovarët që shkojnë në Shqipëri. “E kemi shtëpinë e përbashkët për miliona turistë që vizitojnë anët tona të kufirit. Atëherë kur kishim nevojë për turizëm ishte Kosova. E filluam me Durrësin në veri e në jug. Edhe ky vit është shumë i vështirë, flukset e vizitorëve ishin të pranishëm gjatë gjithë verës. Duhet t’u them faleminderit dhe mirënjohjen e pakufi”, ka thënë Klosi, duke shtuar se me gjithë vështirësitë e krijuara nga pandemi, së bashku i’a dolëm. “Ky vit megjithëse i vështirë dëshmoi se jemi kthyer të fortë dhe jemi konkurrent në rajon për të bërë më shumë ekonomi e punësim. Ne na duhet që të punojmë dhe të vendosim rregulla më të forta. Prandaj, duhet të krijojmë mundësi të gjithë së bashku. Sa nevojë kemi për ta njohur njeri tjetrin”, u shprehë ministri Klosi.

Me këtë rast ministri Klosi ka ndarë mirënjohje edhe për gazetarët të cilët kontribuuan në promovimin e potencialit dhe ofertës turistike në të dyja anët e Bjeshkëve.

No description available.

Ndërkaq, ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Republikës së Kosovës, Vesel Krasniqi, ka thënë se bashkëpunimi me Tiranën ka ndodhur qysh pas luftës, sidomos në zhvillimin e turizmit. “Ne, të dy qeveritë, tash e 6 vite duke filluar intensivisht me marrëveshje të ndryshme për t`i larguar barrierat që i kemi pasur të dyja vendet andej dhe këndej bjeshkës. Për ta forcuar edhe më tutje këtë bashkëpunim dhe për t`i larguar këto barriera, tani së fundi, kemi vlerësuar nga të dyja anët se është sektori i turizmit”, u shpreh Krasniqi.

Ai tutje ka deklaruar se duke parë interesin e dyanshëm, fillimisht është hapur sezoni veror turistik në Shqipëri me moton “Pusho shqip”. “Jo vetëm që kemi pushuar shqip, jemi ushqyer shqip, sepse kështu na bashkon kultura dhe historia”, u shpreh Krasniqi duke ftuar qytetarët nga Shqipëria për të pushuar në bjeshkët e Kosovës.

Kurtishaj: Të pazakonshmën e bëmë të zakonshme

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor dhe pronari i “Sharr Travel”, Ruzhdi Kurtishaj, ka kujtuar kohët e vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe dëshirën e flaktë për të arritur në Shqipëri.

Ai ka thënë se e ka pasur qëllim kryesor në jetë dhe vazhdon ta ketë hapjen dhe heqje e kufirit me Shqipërinë, për të cilën gjë ka thënë se është punuar shumë dhe vazhdon të punohet.

“Ju jeni dëshmitarë se ne lobuam për ta hapur kufirin dhe e bëmë. Me përkrahjen tuaj do të lobojmë për ta hequr krejt atë. Këtë qëllim e kam pasur dhe do ta kemi prehër në jetë. Jam i bindur se së bashku do ta arrijmë. Nga dashuria për Shqipërinë sakrifikua shumë edhe në rrethanat kur Jugu dhe Veriu i Shqipërisë,  thuajse ishin të panjohura për njëri-tjetrin, por arritëm t’i ofrojmë e t’i bashkojmë.  Dikur për të arritur nga Prishtina në Sarandë, duheshin rreth 30 orë rrugë, por nga dashuria e madhe na dukeshin sikur tri orë. Sot, Shqipëria është krejt tjetër. Është ajo që dua unë, por edhe kompanitë të cilatë i përfaqësoj “Sharr Travel’ dhe ‘Blue Travel Koosva”.  Zemra më bëhet mal, kur shoh flotën më moderne të autobusëve në vend që disponon “Sharr Travel’, ku për çdo ditë bartim pushuesitë kosovarë drejt shtetit ku flitet shqip, hahet shqip e këndohet shqip”, ka deklaruar ai.

Kurtishaj tutje ka thënë se edhe pse në saje të rrethanave pandemike, së bashku me akterët qeveritar të Shqipërisë, kanë arritur që të pazakonshmen ta bëjnë të zakonshme.

‘Sivjet kemi pas një sezone të jashtëzakonshme, por të zakonshme e kemi bërë ju ë bashku me Ne. “Sharr Travel” dhe ”Blue Travel Kosova”,  sivjet për qytetarët e Kosovës kanë sjellë në treg ofertat më të mira e më të lira, e një tren d të tillë do ta vazhdojë edhe në ditët, në muajt e në vitet në vijim. I falënderoj nga zemra qytetarë që na besuan e vazhdojnë të na besojnë”, ika thënë pos tjerash Kurtishaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe kryetar bashkish nga Shqipëria, si dhe disa kryetar të komunave të Kosovës. Po ashtu në ceremoninë “Faleminderit Kosovë”, morë pjesë personalitete të shquara nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka folur rreth Projektligjit për…