U mbajt konferenca regjionale me gazetarët hulumtues të krimeve ekonomike
                07 qershor 2019
                |  16:46
            
        Instituti “Ekonomiks”, i kryesuar nga Majlinda Aliu, ka organizuar të premten në Prishtinë konferencën e parë rajonale të gazetarisë hulumtuese “Ndjekë paratë për të zbuluar krimin”.
Në këtë konferencë morën pjesë gazetarë hulumtues nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia, të cilët ndanë me të pranishmit, përvojat dhe kërcënimet e tyre.
Ndërkaq, u konkludua se ndikimi politik dhe ekonomik, akoma mbetët sfiduese për gazetarinë hulumtuese të çështjeve ekonomike, derisa u rekomandua që të ketë organizime të tilla ne interval më të shpeshta.
/Epoka e re/ A.M
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        