U nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen Rodriguez kapet “mat” me ish-bashkëshortin në…

08 shkurt 2022 | 13:00

Belen Rodriguez komentohet shumë për historitë e saj të dashurisë. Së fundmi, mediat italiane shkruajnë se ajo është rikthyer sërish me ish-bashkëshortin e saj, Stefano De Martino.

Ky lajm vjen pas ndarjes së saj me ish-të dashurin, Antonino Spinalbese, me të cilin ka një vajzë, Luna Mari.

Ndërkohë modelja seksi dhe balerini i njohur janë fotografuar duke dalë nga një restorant milanez, pas një darke romantike me qirinj, ku dukeshin më afër se kurrë. Pa iu fshehur paparacëve, të dy hipën në makinën e De Martinit dhe u nisën drejt shtëpisë së tij. Ata janë ndarë disa herë dhe sërish janë kthyer te njëri-tjetri.

Ndërkohë kujtojmë se marrëdhënia e Belen me Antoninon, kaloi në krizë vetëm pak muaj pas ardhjes në jetë të vajzës. Edhe u ndanë, ata nuk folën asnjëherë për këtë.

Edhe pse vendimin për t’u bërë prindër e morën 4 muaj pas njohjes, ata thanë se nuk ishin problem për asnjërin prej tyre.

“Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish”, tha Rodriguez gjatë intervistës, por duket se lumturia e saj me stilistin e flokëve zgjati shumë pak dhe modelja u rikthye sërish në krahët e ish bashkëshortit, me të cilin ka edhe një djalë, Santiago.

U nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen RodriguezU nda nga i dashuri pak muaj pas lindjes së vajzës, Belen Rodriguez

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompletimi i shtëpisë dhe lokalit tuaj, tani mundë të bëhet…