U nda pas 12 vitesh lidhje, ylli brazilian zbulon se mbesa e ish-bashkëshortes po pret fëmijën e tij të katërt

20 shtator 2021 | 16:26

Sulmuesi i Brazilit, Hulk, ka njoftuar se mbesa e ish-gruas është shtatzënë me fëmijën e tij të katërt. 35-vjeçari konfirmoi se Camila Angelo po priste një fëmijë përmes një postimi në “Instagam”, ku shfaqeshin duke u puthur me njëri-tjetrin.

Ylli brazilian filloi që të takohej me 32-vjeçaren, mbesa e ish-bashkëshortes së tij, Iran Angelo, në fund të vitit 2019. Në atë kohë ai i dha fund lidhjes 12-vjeçare me partneren, me të cilën kishte dy djem dhe një vajzë. E vetëm pak muaj më pas nisi një romancë të re.

“The Sun” shkruan se në mars të vitit 2020, Hulk dhe Camila kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Ndërkohë lajmin e bukur të pritjes së ëmbël, ai e zbuloi përmes disa fotove në “Instagram”.

Ai shfaqej së bashku me partneren e tij, ku në dorë mbante ekon dhe shkruante: “Sot, me një zemër plot mirënjohje ndaj Zotit, ju them se për herë të katërt jam bekuar me një tjetër fëmijë. Zemra ime vërshon kaq shumë lumturi dhe mund të them vetëm faleminderit Zot. Ne mezi po presim fëmijën që ta duam pa kushte. Eja plot shëndet foshnja ime”, shkruante Hulk.

U nda pas 12 vitesh lidhje, ylli brazilian zbulon se mbesa eU nda pas 12 vitesh lidhje, ylli brazilian zbulon se mbesa eU nda pas 12 vitesh lidhje, ylli brazilian zbulon se mbesa eU nda pas 12 vitesh lidhje, ylli brazilian zbulon se mbesa e

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth një orë ka zgjatur takimi në mes të presidentit…