Vuçiqi pas takimit me Lajçakun: Do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në Kosovë

20 shtator 2021 | 16:23

Rreth një orë ka zgjatur takimi në mes të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Pas takimit, Vuçiqi ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në kufirin Kosovë – Serbi pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat.

“Kam biseduar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkanin Perëndimor, për krizën e rëndë në Kosovë dhe Metohi. Unë do ta informoj publikun për gjithçka që po ndodh në veri të krahinës”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e vet në “Instagram”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit në bashkëpunim me Federatën e…