U panë bashkë për herë të parë pas BBV, Semi dhe Donaldi surprizojnë me veprimin e fundit

20 maj 2022 | 16:26

Semi Jaupaj dhe Donald Veshaj i surprizuan të gjithë pasi u panë sërish pranë njëri-tjetrit pas përfundimit të “Big Brother VIP”. Ndonëse kur ishin brenda shtëpisë së famshme, treguan se kishin një raport të ngushtë, gjërat ndryshuan kur Donaldi u lidh me Beatrix Ramosaj.

Megjithatë, përveç faktit se Semi ka pranuar të jetë e ftuara e radhës së emisionin e Donaldit, ata kanë bërë edhe një veprim tjetër duke lënë të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar. Dyshja kanë filluar që ta ndjekin sërish njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Afrimi i tyre vjen në një kohë kur përflitet se Bora dhe Donaldi janë rikthyer me njëri-tjetrin. Ata u panë pranë njëri-tjetrit në eventin e zhvilluar pak ditë më parë nga Valdrin Sahiti. Megjithatë, një konfirmim zyrtar nuk ka ardhur ende nga ana e dyshes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, ka thënë…