U përurua botimi i kompletit të veprës së shkrimtarit Musa Ramadani

09 qershor 2025 | 09:02

Të shtunën është përuruar botimi i kompletit të veprës së shkrimtarit Musa Ramadani në “Hani Dy Robertëve” në Prishtinë.

Për jetën dhe veprimtarinë e autorit folën studiuesi Agron Gashi, poetja Ervina Halili dhe shkrimtari Ibrahim Kadriu, miq të autorit të ndjerë.

E bija e Ramadanit, Arbnora, këtë përurim libri e ka përshkruar kështu në llogarinë e vet në “Facebook”: “Ishte një konvolut përjetimesh, ndjenjash dhe një lloj nostalgjie për jetën dhe krijimtarinë e tij. U përurua ribotimi i veprës së plotë të tij, e cila përmban 23 libra, prej të cilave dy drama të pabotuara. Në emër të familjes Ramadani falënderojmë të gjithë ju që me praninë tuaj na nderuat dhe respektuat mikun tuaj, babanë tonë MuRain.

Atë natë mbase edhe ai ishte diku në mesin tonë.

Falënderojmë: Agron Gashin, Ervina Halilin, Ibrahim Kadriun, Hani Dy Robertëve, Rilind Gërvallën, MKRS-në dhe shtëpinë botuese “Armagedoni” (Berat Dakaj) për përkrahje në jetësimin dhe realizimin e këtij ‘Tributi’”, ka shkruar Arbnore Ramadani-Dragaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për situatën politike…