U prishën për shkak të një femre – Atdheu tregon pse nuk flet me Andin që dikur e konsideronte si ‘vëlla’

27 janar 2023 | 16:02

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Andi Artani dhe Atdhe Xharavina nuk flasin me njëri-tjetri.

Raporti i tyre i ftohtë është kthyer së fundmi në temën e diskutimit si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë.

Mesa duket kjo krisje e miqësisë mes tyre vjen shkaku i një femre, përkatësisht Sara Malajt, e cila ka qenë ish-e dashura e atdheut, me të cilin Andi është takuar një ditë pas ndarjes.

I pyetur nga fansat, konkurrenti nga Gjakova ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.

“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi t’i shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”, ka deklaruar Atdheu.

Kjo erdhi si pasojë e faktit që banorëve të Big Brother VIP Kosova iu janë transmetuar në ekran disa pyetje që fansat nga jashtë i kanë parashtruar për ta, së cilave më pas ata iu janë përgjigjur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka…