Krasniqi dhe ambasadori zviceran bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë

27 janar 2023 | 16:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur të premten në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në vend dhe bashkëpunimin në mes të dy shteteve mike.

“Në kuadër të këtij takimi, theksuam domosdoshmërinë e kultivimit të partneritetit mes dy shteteve tona, me ç’rast nënvizova edhe rolin e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë, që kanë kontribuuar ndër vite në ruajtjen e këtyre raporteve të mira, si dhe kanë ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës përmes remitancave dhe investimeve. Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, si shtet mik dhe partner strategjik”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli i Gjykatës së Apelit ka caktuar datën për shqiptimin…