U raportua se eshtrat e Ukshin Hotit po i sjellin në Kosovë, këtë lajm e mohon djali i tij
27 shtator 2021
| 16:49
Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për të pagjeturit, Andin Hoti, e ka demantuar lajmin e publikuar në “Albanian Post”, e cila ka raportuar të hënën se janë gjetur eshtrat e babit të tij, profesorit dhe intelektualit Ukshin Hoti.
Hoti ka thënë se një lajm si ky është i pavërtetë.
“Lajm i rrejshëm / fake news”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, duke publikuar një pjesë të artikullit të cilin e ka demantuar.



