U rrokullis me traktor, vdes një person në Klinë

20 shtator 2023 | 12:40

Një person ka mbetur i vdekur pasi i njëjti është rrotulluar me traktor në pyll të fshatit Qabiq të Klinës.

Policia ka njoftuar se i njëjti është dërguar në Spitalin e Pejës e më pas nga mjekët është konfirmuar se viktima ka vdekur.

“Fsh. Qabiq, Klinë. 19.09.2023 – 12:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar është rrotulluar me traktor në pyll dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës dhe më pas nga mjekët është informuar se viktima ka vdekur”, thuhet në raport. Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Borussia Dortmundi pësoi humbje në ndeshjen e parë të Ligës…