U tërhoq shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës për femra

19 mars 2024 | 15:18

Sot në ambientet e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave për edicionin 2023/2024.

Të pranishëm ishin anëtarja e KE të FFK-së dhe njëherësh kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave Vjollca Krasniqi, Valbona Gashi, shefe e futbollit të femrave, Lindita Cena kryesuese e Komisionit të garave, si dhe përfaqësuesit e klubeve.

Pas një bashkëbisedimi në lidhje me gjendjen aktuale në futbollin e femrave nëpër klubet kosovare, u tërhoq shorti për çiftet e radhës.

Në këtë rreth të garave janë të përfshira 7 skuadra, të cilat më 27 mars do të përballen për kualifikim tutje.

Në bazë të tërheqjes së shortit në këtë rreth do të takohen:

Kosova VR – Liria
Malisheva – EP Hajvalia
Dukagjini – Mitrovica
Ndërsa Prishtina kalon direkt tutje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua e moshuar e cila është raportuar dje e…