U vaksinua përpara grupeve prioritare, dorëhiqet gjenerali i ushtrisë në Spanjë

24 janar 2021 | 02:50

Një gjeneral në Spanjë dha dorëheqjen të shtunën, pas akuzave të ngritur në media se ai kishte marrë vaksinën kundër koronavirusit përpara grupeve prioritare, duke shkaktuar zemërimin e publikut.

Ministrja e Mbrojtjes, Margarita Robles i kishte kërkuar gjeneral Miguel Angel Villaroya, shefi i shtabit të mbrojtjes, shpjegime pas lajmeve se ai kishte marrë vaksinën jashtë radhe.

Më pas në një deklaratë për shtyp, Ministria e Mbrojtjes nënvizoi se gjenerali nuk kishte asnjëherë si synim të përfitonte nga pozicioni i lartë, duke dëmtuar në këtë mënyrë imazhin e Forcave të Armatosura.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BBC këshillon që në luftën ndaj COVID-19 kushdo duhet që…