U varros gjyqtarja e Gjykatës Themelore e Gjilanit

09 maj 2021 | 20:37

Pas një sëmundjeje të rëndë, sot ka ndërruar jetë gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Emine Salihu.

Gjyqtarja Salihu ka mbajtur pozitën e gjyqtares mbikëqyrëse në Degën e Gjykatës Themelore në Novobërdë.

Kryetari i Gjykatës, Ramiz Azizi, në emër të gjyqtarëve dhe stafit administrativ, i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Salihu.

“Do të kujtojmë gjithmonë si punëtore e madhe, e ndershme, e sinqertë dhe kolege e shkëlqyeshme. Prehu në paqe, Emine”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Varrimi i të ndjerës u bë sot në orën 16:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se janë kryer 600 mijë…