U vodhën mbi 10 miliardë euro të Gaddafit

12 mars 2018 | 00:10

Mbi 10 miliardë euro “janë zhdukur” nga xhirollogaria e ngrirë e diktatorit të vrarë libian Moamer El-Gaddafi.

Në këtë xhirollogari në vitin 2013, ka qenë 16 miliardë euro, ndërsa tash, pasi llogaria është e aksesueshme, aty shihet se kanë mbetur vetëm pesë miliardë euro.

Bëhet fjalë për llogaritë në bankën “Euroclear”,  që i përkasin dy kompanive libiane të regjistruar në Libi, Bahrejn dhe Luksemburg.

Zhdukja e parave është vërejtur në vjeshtën e vitit 2017, kur një nga hetuesit e rrjetit të Gaddafit, nëpërmjet të cilit bëhej shpëlarja e parave, Michel Claise, kërkoi të merrte llogarinë e ngrirë. Paratë ishin ngrirë në vitin 2011, por Belgjika asnjëherë nuk kishte autorizuar “ngrirjen” e parave, transmeton “KP”.

Mediat belge shkruajnë se ka shumë indikacione se Belgjika refuzoi të zbatojë rregullat e OKB-së për trajtimin e parave në llogari të ngrirë. Para largimit të Gaddafit nga pushteti, Libia ishte një eksportues i fuqishëm nafte. Mënyra më e mirë për të kontrolluar “rrjedhën e parasë”, regjimi libian në vitin 2006 krijoi kompanitë përmes të cilave paratë e fituara nga nafta investoheshin në kompanitë jashtë vendit.

Intervenimi i NATO-s në vitin 2011 dhe sanksionet e OKB-së nënkuptonin, de facto, marrjen e mjeteve nga këto llogari në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut. Qeveritë nacionale në BE kanë ngrirë vetëm shumën origjinale, ndërsa kamatat dhe dividendët e krijuara pas 2011 ishin të lira.

Revista “Politico”, muajin e kaluar zbuloi se nga llogaria në Belgjikë, ku ndodheshin 16 miliardë euro, “është regjistruar një aktivitet i çuditshëm që tregon për parregullsi dhe rivendosje të interesit në llogaritë e Gaddafit”. Banka vazhdon të refuzojë plotësisht qasjen ndaj llogarive, për shkak të të cilës prokurorët dhe hetuesit janë duke e kërcënuar me masa drastike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald…