U vodhën plumbat e portretit simbolik të Adem Jasharit

23 prill 00:17

 

Për nderë të 20-vjetorit të rënies së heroit legjendar Adem Jashari, në kullën e Jasharëve në Prekaz dhe Epopesë së UÇK-së, Besart Gashi, kishte vendosur që të formojë një mozaik prej 200 gëzhoja plumbash portretin e Adem Jasharit.

Por ky mozaik me portret të Adem Jasharit nuk është si në fillim. Gëzhojat me të cilat ishte ndërtuar ky mozaik dikush i ka vjedhur. Reperi Arian Agushi, i njohur për publikun si  “Gold AG”,  ka publikuar disa fotografi të portretit të heroit kombëtar, Adem Jashari.

Ai ka publikuar fotografitë në profilin e vet në “Facebook”, me mbishkrimin  “BAC,  në kohën e luftës nuk t’i kanë pru plumbat e tash në liri po ti vjedhin !”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas polemikave në Argjentinë, pas penalitetit në kualifikuese, Marquez ka…