U zhvesh dhe brohoriti ‘UÇK…’, arrestohet në aeroplan shqiptari nga Kosova

01 nëntor 2022 | 16:34

Një rast i çuditshëm ka ndodhur në aeroplanin e linjës Bruksel – Shkup.

Një shqiptar nga Kosova ishte zhveshur deri në bel dhe kishte brohoritur “UÇK…”, raporton “Alsat-M”.

Ai është arrestuar menjëherë pas aterimit në aeroportin e Shkupit.

Kjo ngjarje i kishte shqetësuar paksa udhëtarët.

“Për momentin bëhet e ditur se bëhet fjalë për një shtetas kosovar i cili është ndaluar në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për shkak të sjelljes agresive. Jemi duke punuar në zbardhjen e rastit”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër është shansi i fundit evropian për Juventusin e Allegrit.…