U17-shet të gatshme për Evropian

31 korrik 2019 | 17:32

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në hendboll (femrat) është në fazën finale të përgatitjeve për kampionatin evropian, Divizioni B, që mbahet në Itali.

Vashat janë të gatshme për të dhënë më të mirën, kurse udhëtimi për në Itali bëhet nesër pasdite. Ndeshjen e parë Kosova U17 e luan më 3 gusht ndaj Çekisë. Pritjet nga ky evropian janë solide. Është hera e parë që ky grup i vashave luan së bashku dhe evropiani do të shërbejë për të fituar përvojë dhe për t’u komponuar sa më mirë për sfidat e ardhshme.

Vashat kanë punuar me përkushtim në fazën përgatitore, që është zhvilluar në Pejë, në palestrën “Karagaçi”, kurse janë të vendosura në Banjë të Pejës. FHK-ja falënderon Komunën e Pejës, Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe stafin e palestrës që ka ofruar përkrahje të madhe për përfaqësuesen dhe poashtu për gatishmërinë e treguar.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Ramush Tahiri ka thënë se në situatën në të…