U19-shat e Kosovë në vendin e dytë

24 qershor 2019 | 14:13

Përfaqësuesja e  Kosovës U-19 në futsall, ka zënë fiton vendin e dytë në turneun ndërkombëtar “Futsal Week Summer Cup U19-Croatia”, që u mbajt në Poreç nga 18 deri më 22 qershor.

Në turne morën pjesë edhe Hungaria, Sllovakia, Letonia dhe Polonia. Pas dy fitoreve ndaj kombëtares së Hungarisë me rezultatin 5:3 dhe Letonisë 3:1, si dhe dy humbjeve  nga fituesi i turneut Sllovakia 4:5 dhe Polonia 0:8, Kosova arriti të pozicionohet e dyta në  turneun ndërkombëtar për grupmoshat U19 .

Golashënues më i mirë i turneut ishte kapiteni i Kosovës, Drilon Maxharraj, me 7 gola të shënuar. Në turne ishte pjesëmarrës për ndarje të drejtësisë edhe gjyqtari me stemën e FIFA-s, Besar Beqiri. Në ceremoninë përmbyllëse udhëheqësi i delegacionit të Kosovës, Ilaz Mjaku ndau çmimin për lojtarin më të mirë të turneut, derisa Skënder Sadiku ndau medaljet dhe kupën për vendin e tretë.

Përfaqësuesja e Kosovës U19 nën udhëheqjen e Suad Keçit kishte këtë përbërje: Edon Rexhepi, Bestrim Avdiaj, Drilon Maxharraj, Rinor Dragusha, Armend Aliu, Blend Berbatovci, Liridon Lahu, Melos Haliti, Albion Mataj, Erris Mulliqi, Ahmet Vokshi dhe Amar Beqiri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, është duke marrë pjesë në…