U21-shat vendosen në Vigo

15 korrik 2019 | 15:42

Përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll ka arritur në Spanjë, ku do të garojë në kampionatin botëror të juniorëve.

Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës (FHK), Eugen Saraçini, ka udhëtuar përmes Frankfurtit dhe është akomoduar në qytetin spanjoll, Vigo.

Në ora 18:00, Kosova zhvillon stërvitjen e parë në Spanjë, ndërsa nesër përballet me Kroacinë. Është hera e parë që një përfaqësuese e Kosovës garon në botëror, ngjarjen më të madhe.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur qëndrimin e tij…