
“Ua sa keq dukesh pa make-up” Antonela i përgjigjet Semit: Ndihem e bukur
26 nëntor 2021
| 12:25
BB VIP – Pasi shijuan një darkë ndryshe, banorët e “Big Brother VIP” janë ndërruar dhe disa prej tyre kanë dalë sërish në oborr për të qëndruar. Teksa në tavolinën e vendosur jashtë ishte Donaldi, DJ PM, DJ Dagz, Sarah dhe Semi, aty shkon edhe Antonela.
Kjo e fundit kishte veshur rrobat e gjumit si dhe kishte hequr make-up. Sapo Semi e pa i kthehet me fjalët “u sa keq dukesh pa make-up”.
Pjesë nga biseda:
Semi: Ua sa keq dukesh pa make-up
Antonela: Ndihem e bukur
Semi: Iiii sa keq
Einxhel: Mua po më pëlqen më shumë pa make-up, me thënë të drejtën. Sot më mirë e ke fytyrën, të është zbardhur, të është qetësuar.
PM: I vetmi njeri në botë që bën gjashtë maska para se me flet