Kreshnik Uka, ‘ylli i javës’ në BKT Superligë

26 nëntor 2021 | 12:23

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

“Ylli i javës” për xhiron e 15-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti në radhët e FC Drenica, Kreshnik Uka.

Qendërsulmuesi drenicas shënoi tre gola në përballjen e ekipit të tij me FC Llapi, duke u bërë lojtari i parë i cili ka shënuar “hat-trick” në këtë edicion.

Uka ka realizuar gjithsej 9 gola, duke u radhitur në listën e golashënuesve më të mirë të BKT Superligës, deri më sot, e njëkohësisht duke qenë lojtari më produktiv i ekipit të tij, FC Drenica. Kjo është hera e dytë që Kreshnik Uka shpallet “ylli i javës”, ngase herën e parë këtë çmim e ka fituar në javën e 9-të.

Çmimin “Ylli i javës” për sulmuesin e Drenicës, e ndau Fatos Nishori, senior specialist në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tridhjetë e dy nxënës të regjistruar për ta mësuar gjuhën…