Uashingtoni miraton paketën e re në vlerë 300 mln dollarë ndihma për Ukrainën

03 maj 2023 | 08:28

ShBA-ja raportohet se do të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 300 milionë dollarë për Ukrainën dhe që do të përfshijë raketa me rreze të shkurtër veprimi, të lëshuara nga ajri për herë të parë.

Raketat Hydra 70 janë raketa të padrejtuara dhe mund të përdoren në avionë ose helikopterë.

Sipas Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë, ShBA-ja ka dërguar rreth 80 miliardë dollarë ndihmë në Ukrainë deri më tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekzekutivi i Bashkimit Evropian dotë ndajë më shumë se 500…