UÇK ME PROPOZIM TË ALI AHMETIT E KA PASUR PSEUDONIMIN USKANA
Ushtria Çlirimtare e Kosovës- me propozim të Udhëheqësit të popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, atëherë drejtues i lartë i LPK-së, ditën historike të 17 Nëntorit 1994, kur u emërtua e lavdishmja UÇK, mori edhe pseudonimin – USKANA!
UÇK – pseudonimin e parë dhe të fundit, pra të vetmin pseudonim e ka pasur USKANA!
Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, mё 17 Nëntor 1994, pas analizimit të githanshëm të situatës dhe kërkesave nga terreni që i kishin shkuar, në mes tjerash, kishte marrë katër vendime!
1. Vendimin për emërtimin e njësive të armatosura, Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
2. Vendimin për emertimin e trupës komanduese më të lartë të saj: Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
3. Vendimin për fillimin e lëshimit të komunikatave për opinion, Komunikata e shkruar po atë ditë mban nr. 11 (nr. 11 paraqiste numrin e veprimeve ushtarake të deriatëhershme të njësive të armatosura!
4. Vendimin për pseudonimin e UÇK-së – USKANA!
Kurdoherë që është shtruar pyetja në mes shokëve, drejtuesve dhe udhëheqësve themelues dhe emertues të UÇK-së, për të shmangur çdo dyshim dhe çdo mundësi hetimi e dekonspirimi, UÇK-së i është vënë pseudonimi luftarak USKANA, dhe është komunikuar me këtë COD!
Pra për të gjithë ata që nuk e kanë ditur e nuk kanë dëgjuar në të kaluarën, duhet ta dijnë se UÇK pseudonimin luftarak e ka pasur USKANA!
Prishtinë, 20 Nëntor 2025!




