“UÇK” në veturën e një qytetari në veri

17 prill 2023 | 09:29

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.

Sipas raportit të PK-së, thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nga persona të panjohur i është dëmtuar vetura e tij dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”.

Sipas ankuesit, edhe një mbishkrim të njëjtë i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij.

Rasti është duke u hetuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese është duke proceduar kërkesën e Avokatit të popullit,…