Udhëheqës të AShMV-së vizitojnë AShAK-un

11 shkurt 2020 | 18:02

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (AShAK), Bedri Zyberaj, ka pritur sot në takim drejtorin e përgjithshëm të Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut (AShMV), Emil Krsteski dhe kolegët e tij, Muzafer Bislimi, zv/drejtor, Emilija Rop, drejtoreshë e Departamentit të TI-së dhe Drenusha Latifi, zyrtare e AShMV-it, me qëllim të thellimit dhe të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Me këtë rast, nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për ta vazhduar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, të cilat tashmë kanë të nënshkruara marrëveshje të bashkëpunimit. Të dy udhëheqësit e institucioneve arkivore shprehën gatishmërinë për ta pasuruar dhe thelluar bashkëpunimin, i cili do të jetë në nivelin më të lartë zyrtar dhe u zotuan se do t’i përkrahin, mbështesin, promovojnë dhe realizojnë aktivitetet e njëra-tjetrës në fushën e arkivistikës.

Delegacioni i Arkivit Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut pati rastin t’i vizitojë mjediset e punës së AShAK-ut, si: depon, laboratorin e digjitalizimit, laboratorin e restaurimit/konservimit, sallën e leximit, bibliotekën etj. dhe shprehu admirimin për punën që kryhet në këtë institucion.

Të dy krerët e institucioneve u morën vesh që në një të ardhme të afërt edhe delegacioni nga AShAK-u ta vizitojë Arkivin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK), edhe zyrtarisht e ka shpallur…