Udhëheqësi suprem i Iranit shfaqet në publik për herë të parë pas konfliktit me Izraelin!

06 korrik 2025 | 12:39

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, u shfaq për herë të parë në publik të shtunën, pas disa javësh mungesë, duke marrë pjesë në një ceremoni fetare të shtunën, sipas mediave shtetërore iraniane.

Paraqitja e tij erdhi pas një konflikti 12-ditor me Izraelin dhe SHBA-në që filloi më 13 qershor, kur Izraeli bombardoi objektiva ushtarake dhe bërthamore iraniane. SHBA iu bashkua më vonë me goditje ajrore ndaj tre objekteve bërthamore, përpara se presidenti Donald Trump të shpallte armëpushimin.

Në pamjet e publikuara nga Press TV, Khamenei përshëndet një turmë besimtarësh të veshur me të zeza gjatë Ditës të Hashuras, një ngjarje që nderon martirizimin e Husayn ibn Ali, nipit të Profetit Muhamed.

Gjatë konfliktit, u raportua se Khamenei u strehua në një bunker, ndërsa udhëheqësit izraelitë dhe amerikanë diskutonin publikisht për rrëzimin apo edhe eliminimin e tij.

Trump e cilësoi Khamenein si një “shënjestër të lehtë”, ndërsa kryeministri izraelit Netanyahu tha se vdekja e tij nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do ta përfundonte atë.

Pas fillimit të armëpushimit, Khamenei u shfaq në një video të regjistruar duke shpallur “fitore” ndaj Izraelit dhe SHBA-së, duke deklaruar se konflikti nuk kishte të bënte me programin bërthamor, por me përpjekjet amerikane për të nënshtruar Iranin. Ai i quajti këto përpjekje të kota dhe përsëriti se “dorëzimi nuk do të ndodhë kurrë.”

Megjithatë, analistët thonë se reputacioni i tij brenda vendit është dëmtuar. Sipas Ali Vaez nga International Crisis Group, goditjet izraelite të nivelit të lartë dhe humbja e drejtuesve ushtarakë kanë tronditur perceptimin se regjimi siguron siguri në këmbim të lirive të kufizuara, një shtyllë qendrore e legjitimitetit të tij në sytë e popullit iranian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një polic është vënë në pranga në Elbasan në akuzë…