Udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar do të duhet të kenë teste negative

08 janar 2021 | 11:25

Të gjithë udhëtarët ndërkombëtarë së shpejti do të duhen të kenë teste negative të koronavirusit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar.

Njerëzit që mbërrijnë me aeroplan, tren ose anije, përfshirë shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar, do të duhet të testohen deri në 72 orë përpara se të largohen nga vendi ku janë.

Sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps, tha se udhëtarët “nuk do të mund të udhëtojnë pa pasur testin negativ”.

Shapps tha se qeveria “është shumë e etur” për këto masa, për shkak të një varianti të ri të koronavirusit, të indetifikuar në Afrikën e Jugut.

Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar javën e ardhshme.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor./rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit do…