UEFA dënon Bayernin dhe Marseille për shkak të tifozëve

01 mars 2024 | 13:14

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka qenë shumë i ashpër në vendimet e fundit për Bayern Munich dhe Marseille.

Në rastin e gjermanëve, në ndeshjen ndaj Lazios në Romë më 14 shkurt, pati ndezje flakadanësh, hedhje sendesh nga tifozët në fushë dhe një karton i kuq për Upamecano.

UEFA ka vendosur të dënojë klubin bavarez, duke e ndaluar që të shesin bileta tifozëve të tyre për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Bayern ka marrë edhe një gjumë prej 10 mijë eurosh për sendet në fushë dhe 40 mijë euro për ndezjen e mjeteve piroteknike.

Nga ana tjetër, Marseille është gjobitur për ngjarjet pas ndeshjes së parë kundër Shakhtar Donetsk më 15 shkurt. UEFA gjobiti francezët me 50 mijë euro dhe ndalimin e shitjes së biletave për tifozët e saj për ndeshjen e ardhshme në transfertë në kompeticionet e UEFA-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, shefi i Grupit Parlamentar…