UEFA detyron Ukrainën të ndryshojë fanellën

10 qershor 2021 | 16:44

UEFA e ka detyruar Kombëtaren e Ukrainës që ta ndërrojë fanellën për Kampionatin Evropian, “Euro 2020”.

Në fanellën e Ukrainës, shihet e linja e qëndisur të shtetit, ku mund të shihet edhe gadishulli i Krimesë. Kjo ka bërë që Rusia të protestojë ashpër ndaj këtij vendimi, pasi që në vitin 2014 e kishte aneksuar Krimenë, duke e bashkuar me Federatën e Rusisë. Sidoqoftë, UEFA ka urdhëruar ndryshimin e fanellës, pasi e ka konsideruar atë si slogan politik dhe kundër etikës sportive.

Tani, Ukraina do të duhet ta heq hartën nga fanellat e saj në mënyrë që të vazhdojë paraqitjen në “Euro 2020”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pranimi i marrëveshjes në Rambuje nga udhëheqja e atëhershme jugosllave…