UEFA merr vendim për Real Madridin

23 prill 2021 | 16:44

Real Madridi nuk do të përjashtohet nga Liga e Kampionëve.

Komiteti Ekzekutiv i UEFA u takua sot (e premte) ku u diskutua për 12 klubet që u shkëputën për të krijuar Superligën Evropiane të dielën e kaluar.

Nuk u mor asnjë vendim lidhur me klubet pasi u tërhoqën nga krijimi kësaj lige, ndërsa sa i përket përjashtimit të Real Madridit, siç tha dje Aleksander Ceferin, është hedhur poshtë.

Ceferin, i irrituar me kokën e krijimit të Superligës, Florentino Perez, tha dje se ka shumë gjasa që Reali të përjashtohet.

Megjithatë, edhe zyrtarisht kjo nuk do të ndodhë dhe Reali do të vazhdojë të luajë pa asnjë problem në Ligën e Kampionëve. Të martën Madridi do të përballet në gjysmëfinale me Chelsean.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kongresin e 15-të të Federatës Evropiane të Hendbollit është…