Uellsi eliminohet nga Kupa e Botës, Bale vendos për të ardhmen

30 nëntor 2022 | 13:42

Pavarësisht eliminimit nga Botërori i Katarit, Gareth Bale nuk tërhiqet nga kombëtarja e Uellsit. Pas shumë thashethemeve, ai vendosi të flasë publikisht për të ardhmen.

“Do të vazhdoj sa të mundem dhe për aq kohë sa dua. Ndeshjet kualifikuese për ‘Euro 2024’ do të fillojnë në mars dhe tani duhet të shikojmë përpara, por duke menduar se ku jemi tani. Të gjithë jemi të zhgënjyer nga eliminimi, por edhe krenarë që kemi arritur deri këtu. Asnjë ekip tjetër i Uellsit nuk ka arritur aq larg sa i yni. Ne kemi dalë me kokën lart, kemi punuar shumë për të qenë këtu”, ka thënë Bale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Riga Dresha, karateistja nga Peja, e cila jeton në Prishtinë…