Ujësjellësi i Prishtinës: Nuk jemi duke aplikuar reduktime të ujit

16 maj 2020 | 09:45

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a. nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm në asnjë zonë të shërbimit. “Ne gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit”, është thënë në një komunikatë të kësaj kompanie.

Sipas po kësaj kompanie, mund të vijë një situatë e tillë për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, e që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., nuk është duke aplikuar reduktime të ujit të pijshëm, në asnjë zonë të shërbimit.

Ne, gjatë ditës së sotme kemi dhënë deklarata lidhur me furnizimin me ujë dhe mundësinë e aplikimit të reduktimeve të ujit, duke filluar nga muaji korrik 2020 në zonat që furnizohen nga sistemi i Badocit.

E kemi sqaruar se mund të vijë një situatë e tillë, për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike mbi vendin tonë, gjë që ka ndikuar dukshëm në rënien e nivelit të ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore Batllava e Badoci.

Jemi të detyruar të sqarohemi dhe të reagojmë në këto orë të vona të mbrëmjes, për shkak të disa mediave ( pjesa dërmuese janë shumë korrekt në dhënien e informacioneve) se, kinse ujësjellësi në kohë pandemie po aplikon reduktime në lagjen Bregu i Diellit.

Po kush më mirë se ne, në kohë pandemie kemi mbajtur një furnizim jashtëzakonisht të mirë në të gjitha zonat operative.

Po kush më mirë se ne, kur punëtorët tanë duke e rrezikuar shëndetin nëpër pastrime kanalizimesh e rrjedhjesh të mëdha të ujit, duke u qëndruar besnik punës në shërbim të konsumatorëve!

Ju lutem, të jeni korrekt në shpërndarjen e informacionit.

Ju lusim që nëse merrni informacione të tilla nga ndonjë qytetar i ndonjë lagjeje, nuk iu kushton asgjë që të merrni edhe ndonjë deklaratë zyrtare nga KRU”Prishtina”sh.a.

Ne edhe dje , por edhe sot jemi duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit te konsumatorët, ne jemi brenda kornizës së ARRU-së me presione e furnizim.

Konsumatorët nëse hasin në ndonjë problem eventual me mungesë uji , adresa e saktë orientuese  është KRU”Prishtina” sh.a.

 

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën dy refugjatë nga komuniteti mysliman Rohingya kanë rezultuar…