Ujësjellësi nesër aksion ndaj borxhlinjve në Obiliq

12 shtator 2023 | 14:20

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nesër nga 10:30 do ta zhvillojë një aksion në komunën e Obilqit për konsumatorët që kanë borxhe të mëdha si dhe ata ilegalë.

Kjo është bërë e ditur nga zyra për media e ujësjellësit të kryeqytetit. Në këtë aksion do të asistojë edhe Policia e Kosovës.

Borxhi ndaj shërbimeve të ujit është mbi 45 milionë euro, prej tyre 40 milionë nga sektori i amvisërisë dhe mbi 5 milionë nga sektori i bizneseve të vogla e të mëdha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dueli i shumëpritur i dy ish-kampionëve të botës në peshën…