Ujësjellësi “Prishtina” fillon projektin 1.9 milion euro, donacion nga KFW-ja

26 mars 2021 | 19:26

Filloi një nga projektet më të mëdha, donacion nga KFW (Banka Gjermane për Zhvillim) dhe Komisioni Evropian,në vlerë 1.9 milion euro.

Filloi një nga projektet më të mëdha, që i hapë dyert projekteve të tjera gjigante në zonën e shërbimit duke përfshirë tetë komuna dhe fshatrat përreth.

Gjatë ditës së sotme u mbajt takimi i parë i KRU” Prishtina” i kryesuar nga Sokol Xhafa me Konsulencën e KFW dhe Komisionit Evropian për studimin e fizibilitetit dhe master planit për rrjetin e kanalizimit dhe Trajtimin e Ujërave të Ndotura.

Ky projekt është donacion i KFW (Banka Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionit Evropian, projekt me  vlerë prej 1.9 milion euro.

Nga ky projekt përfitojnë të gjithë qyetarët dhe komunat në zonën e shërbimit.

KRU “Prishtina” falënderon donatorët KFW (Bankën Gjermane për Zhvillim) dhe Komisionin Evropian të cilët, parreshtur kanë kontribuar në realizimin e projekteve të mëdha për furnizim me ujë dhe trajtim të ujërave të ndotura, tash e shumë vjet më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala është në dilemë të madhe për të ardhmen.…