Ujësjellësi Prishtina përsërit thirrjen për shpenzim racional të ujit të pijes

13 gusht 2019 | 09:43

Kompania e Ujësjellësit Regjional “Prishtina”,  ka ripërsëritur thirrjen drejtuar konsumatorëve të saj për shpenzim racional të ujit të pijes.

Pasi rikujton rënien e nivelit të akumulimeve, nga të cilat furnizohen, kjo kompani në mesazhin drejtuar qytetarëve bën me dije se në botë janë rreth 2.6 miliard njerëz jetojnë në zona me rrezik të lartë të mungesës së ujit.

“Sot, mbi vendin tonë po mbretërojnë temperatura mjaft të larta, niveli i ujit në liqene akumuluese po bie dalëngadalë. Ne, nuk bëjmë pjesë ndoshta në zonat me rrezikshmëri të lartë furnizimi, por nëse sot nuk e ruajmë ujin e pijshëm, nëse nuk e përdorim drejtë në periudhë më afatgjatë rrezikojmë të mbetemi pa të”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej…