Një stuhi e fuqishme “përmbyt” Lubjanën (video)

30 shtator 2021 | 11:55

Një stuhi e fuqishme që goditi Slloveninë mbrëmjen e djeshme ka përmbytur më shumë se 500 ndërtesa në Lubjanë.

Mediet lokale njoftojnë se rrugët dhe garazhet nëntokësore janë përmbytur.

Një numër i konsiderueshëm makinash janë shkatërruar, e qindra prej tyre kanë ngecur për shkak të nivelit të madh të ujit.

Në Lubjanë ka rënë 88 litra për metër katrorë, që sipas përllogaritjeve është diçka që ndodh një herë në 250 vite.

Sipas meteorologut slloven Rok Nosan, në disa pjesë për pak orë ka rënë shi që për atë sasi do të nevojitej të kishte dy muaj reshje shiu.

Video / Uji "pushton" Slloveninë: Diçka e tillë ndodh

Video / Uji "pushton" Slloveninë: Diçka e tillë ndodh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian ka treguar herë pas here se ka një…