“Uji Pika” largohet nga Ballkani, shkak transferimi i futbollistëve serb

17 janar 2019 | 13:31

“Uji Pika” nuk do të jetë më sponsor i FC Ballkani, pasi ky klub ka transferuar dy futbollistë serb: Tarik Cmajcan dhe Demir Avdiq.

Njoftimi i plotë i “Pika Group” SH.P.K.

Me vendim të bordit të ‘Pika Group’ SH.P.K. ju njoftojmë që nga dita e sotme ndërpremë aktivitetin e sponzorimit me ‘Ujë Pika’ për FC Ballkani.
Kjo si rezultat:
1. Kontraktimi i dy lojtarëve me nënshtetësi serbe (duke marrë parasysh gjenocidin dhe dëmet e shtetit Serb për shqiptarët gjatë kohës së luftës në theks të veçantë masakra e familjes Berisha)
2. Neglizhimi i talenteve vendorë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Kosovës…