Ujkani: Gattuso mund ta bëjë burrë Zhegrovën

17 janar 2019 | 11:24

Edon Zhegrova është në orbitën e Milanit. Ky është lajmi që ka qarkulluar këto ditë në mediet italiane.

Futbollisti i Genkut dhe kombëtares së Kosovës nuk po arrin të luajë rregullisht te klubi i tij, mirëpo cilësitë e tij shikohen si një investim i mirë për të ardhmen. Rreth kësaj situate ka folur edhe Samir Ujkani për “Tuttomercatoweb”.

“Pa asnjë dyshim që e mbështes. Është i ri dhe ka cilësi të jashtëzakonshme, që i kam parë vetëm te Dybala. Shpresoj që Milani të gjej akord me të. Me Gattuson mund të bëhet burrë, është trajneri që i duhet. Ai është me të vërtetë Messi i ri, siç ka edhe nofkën”, ka thënë Ujkani.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klipet në “Youtube” që përmbajnë “shaka” të rrezikshme, apo që…