“Youtube” ndalon videot “e rrezikshme”

17 janar 2019 | 11:24

Klipet në “Youtube” që përmbajnë “shaka” të rrezikshme, apo që të trazojnë emocionalisht, janë ndaluar nga platforma.

Lëvizja vjen si reagim ndaj disa të ashtuquajturave sfida, që ndonjëherë kanë rezultuar edhe me vdekje apo lëndime.

Faqja në pronësinë e “Google”, ku ndahen video, tha se materiale të tilla nuk kanë vend në “Youtube”. Sidoqoftë, kompania duket se nuk po ia del dot mbanë në zbatimin e rregullave ekzistuese mbi përmbajtjet e dëmshme.

Vënia në fuqi e rregullave të reja mbi “shakatë pa kripë”, siç mund të quhen, mund të rezultojë edhe më të vështira, kjo edhe falë paqartësisë në lidhje me atë që mund të konsiderohet e dëmshme apo jo.

Rregullat e reja vijnë si reagim ndaj disa sfidave apo shakave, që në rastin më të keq kanë qenë vdekjeprurëse. Në maj, një 20-vjeçare nga Minnesota u dënua me 6 muaj burg, pasi qëlloi për vdekje të dashurin.

Çifti kishte shpresuar se videoja e tyre, në të cilën një enciklopedi do të ndalonte plumbin, do të bëhej virale në “Youtube”. Më e fundit është një sfidë e frymëzuar nga shfaqja e “Netflix”-it, “Birdbox”, në të cilën mund të bësh aktivitete të ndryshme, përfshirë drejtimin e makinës me sytë mbyllur./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në-17 vjetorin e vrasjes së ish-deputetit të LDK-së, Smajl Hajdaraj,…