Ukë Osaj i hynë garës për deputet, ky është mesazhi i tij

24 janar 2021 | 19:44

Kandidati i AAK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, Ukë Osaj, ka vazhduar aktivitetet me qytetarë.

Ai ka takuar banorët e Kodralisë, fshat i cili gjatë vitit 1998 ka qenë strehë e shumë familjeve të shpërngulura nga qyteti i Deçanit me rrethin.

“Kandidimi im në këto zgjedhje është një përvojë e mirë dhe kënaqesi shtesë të marrë ide, mendime dhe të njoftohem me problemet e bashkëvendasve të mi”, ka shkruar Osaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Me dhënien e besimit permes votes për kandidaturen time, krijohet një mundësi për të dyja palët, në angazhimin tonë të përbashkët në ndërtimin e një shoqërie më të mirë, më të begatë dhe më kreative. Shoqëri ku secili individ-personalitet do t’i jepet mundesia të japë më të mirën e mundshme në ndërtimin dhe përmirësimin e të ardhmes sonë dhe të fëmijëve tanë”, ka shkruar kandidati për deputet, Ukë Osaj, i cili mban numrin 68 në listën e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai ka theksuar se kandidimi i tij për deputet në kuadër të listës së Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, është bazuar në tri elemente kryesore: Siguria kombëtare, zhvillimi ekonomik, dhe e ardhmja.

“Këto janë koncepte bazike të cilat përputhen me lidershipin e AAK-së dhe z. Ramush Haradinaj që ka dëshmuar këto cilësi ndër vite”, ka thënë Osaj.

Ai ka pohuar se Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet t’i kthehet respekti dhe dinjiteti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë u bën 12 vite nga shndërrimi i TMK-së…