Ukraina dhe Bjellorusia përkujtojnë viktimat e Çernobilit

26 prill 14:13

Ukraina ka shënuar 32-vjetorin e katastrofës bërthamore në Çernobil, duke organizuar shërbim përkujtimor dhe një sërë ngjarjesh në kujtim të viktimave.

Ndërsa në shtetin fqinj, në Bjellorusi po ashtu është mbajtur një ngjarje për të përkujtuar viktimat e Çernobilit.

Në Kiev, qindra qytetarë kanë marshuar në mesnatë drejt memorialit për Çernobilin ku kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj.

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Çernoboli “gjithmonë do të mbetet plagë e hapur për ne”.

Më 26 prill, 1986 një shpërthim i fuqishëm kishte ndodhur në një reaktor bërthamor, duke shpërndarë re me material radioaktiv, i cili ishte shpërndanë në Ukrainë, në kufi me Rusinë, Bjellorusi dhe në disa pjesë të tjera të Evropës.

Rreth 30 persona vdiqën në vend, ndërsa mijëra persona dyshohet se kanë vdekur në vitet e ardhshme, si pasojë e ekspozimit ndaj rrezatimit. (Rel)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mohamed Salah sot po e mahnit botën me paraqitjet e…