Ukraina e pranon planin e paqes të ndërmjetësuar nga Trumpi?

25 nëntor 2025 | 16:03

Ukraina ka rënë dakord për propozimin e paqes të ndërmjetësuar nga administrata Trump, me disa detaje të vogla që ende duhen përpunuar, raporton “CNN” duke cituar një zyrtar amerikan.

Uashingtoni zyrtar i dërgoi Kievit planin e tij fillestar të paqes me 28 pika javën e kaluar, përpara se zyrtarët nga të dy vendet të hartonin një kundërpropozim në bisedimet e krizës në Gjenevë në fundjavë.

Derisa, aleatët evropianë, të cilët paraqitën kundërpropozimin e tyre ndaj planit me 28 pika, kanë organizuar me nxitim një numër takimesh ditët e fundit në një përpjekje për të mbajtur ritmin me negociatat.

Kjo vjen pas raportimeve se zyrtarët amerikanë dhe rusë, përfshirë sekretarin e ushtrisë amerikane. Dan Driscoll, po takoheshin të martën për bisedime në Abu Dhabi.

Në anën tjetër aleatët perëndimorë, kryesisht nga Evropa kanë bërë thirrje se çfarëdo plani i paraqitur duhet të merr dritën e gjelbër nga Kievi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga radhët e…