Ukraina jep statistika: Rreth 370 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës

15 janar 2024 | 08:36

Ky bilanc është dhënë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit.

Rreth 370 000 ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase që nga fillimi i sulmeve në Ukrainë.

Forcat e Kievit pretendojnë se kanë shkatërruar 6 075 tanke ruse, 8 747 sisteme artilerie, si dhe 23 anije luftarake dhe varka, një nëndetëse dhe 1 814 raketa lundrimi.

Lufta në Ukrainë ka shkuar ditën e 689. Gjatë natës Rusia ndërmori një tjetër sulm të rëndë në pothuajse të gjitha rajonet e vendit të pushtuar, duke përdorur raketa hipersonike Kinzhal.

Paralajmërimi për sulm ajror u dëgjua në të gjitha rajonet e Ukrainës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për skenarët e mundshëm për për luftën e nisur nga…